Dorina Mema e zhgënjyer/ Ecën natën në Krujë me këngën e tradhëtisë në sfond: Edhe hija jote të braktis në errësirë…

Dorina Mema ka postuar një instastory që na ka lënë shumë kuriozë për të mësuar se për çfarë ka të bëjë ose se kujt i dedikohet.

Modelja e fitness-it Dorina Mema është një nga personazhet që shpesh herë ndan në profilin e saj të Instagramit foto dhe video nga palestra aty ku i këshillon njerëzit për gjëra nga më të ndryshmet.

Mirëpo këtë rradhë ndryshe nga herët e tjera, Dorina ka postuar një instastory aty ku shihet e zhgënjyer dhe disi ankohet për natën në qytetin e Krujës.

Duke dëgjuar këngën e famshme që flet për tradhëtinë, të grupit Aventura ‘Ella y Yo’, e duke i dhënë makinës natën Dorina shkruan:

”Edhe hija jote të braktis në errësirë”

Nuk dimë se nëse Dorina ka qënë e shoqëruar me dikë në makinë apo nëse kënga dhe shkrimi janë një dedikim për një person të veçantë…

(A.B)/Dosja.al