“Don’t f*ck them”/ Ori Nebijaj kap mat ministren Kumbaro

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/366968850541888/

Moderatorja e “Top Channel”, Ori Nebijaj vendosi me shpatulla pas muri sot ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Replika në studion e “Wake Up”, nisi lidhur me statusin e saj në Twitter, ku përdori një shprehje të regjisorit dhe aktorit amerikan, John Wates, për të nxitur të rinjtë drejt leximit të librave. E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake up” Kumbaro u shpreh se: “Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”.

Por moderatorja e njohur Nebijaj, e ka cil1%suar si një veprim të guximshëm të ministres për të huazuar një shprehje, e cila i sugjeronte çifteve të mos kryenin marrëdhënie seksuale me dikë që nuk ka libra në shtëpi. “Don’t f*ck them”, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur”, i tha Nebiaj në lidhje me statusin që ka marrë shumë komente negative në publik. Kjo intervistë u keqinterpretua nga disa portale, ndaj Nebiaj publikoi një status të shoqëruar më intervistën e plotë të zhvilluar sot me ministren Kumbaro.

“Kur bisedat bëhen live ka pak vend për rrena portalesh. In my books we “make love, we don’t fuck”, shkruante Ori në statusin e saj. Nga mënyra se si moderatorja replikon në studio me ministren Kumbaro, është komplimentuar nga ndjekësit duke i kujtuar arsyen pse ajo u zgjodh “moderatorja më mirë”. Të tjerë komentues e kanë konsideruar këtë bisedë në studio si një “shah mat”, të Orit ndaj ministers. Ndërsa në faqen e “Top Channel” mund të gjeni videon e plotë të shoqëruar me shpjegimin redaksional: “Mirela Kumbaro debaton me dy moderatorët Oriela Nebijaj dhe Isli Islami dhe shpjegon mesazhin kulturor të fjalës “fuck”./Story.al