Don Xhoni thyen rregullat e Covid-19! Ja çfarë tha reperi për policinë pasi u gjobit
Mbrëmjen e djeshme Don Xhoni zbuloi me anë të një videoje live në Instagram-in e tij se është gjobitur nga policia. Reperi vendosi ta ndajë këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale vetëm pak pasi u ndalua nga policia.
Shkak është bërë mos respektimi i rregullave të Covid-19, pasi këngëtari ka lëvizur me makinë përtej orës policore.
Gjatë videos, Doni pranoi gabimin e tij dhe të shokëve me të cilët po udhëtonte, teksa shtoi se ka shumë respekt për policinë.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni nuk respekton rregullat e vendosura nga Covid-19. Në muajin gusht, policia ndërhyri në koncertin e artistit duke e ndërprerë atë, pasi numri i pjesëmarrësve ishte shumë i lartë dhe i papranueshëm për situatën nga Covid-19.