Don Xhon do të bëhet baba për herë të parë? Kjo foto i bëri të gjithë të dyshojnë

Pak kohë më parë, në mediat rozë u përfol se reperi Don Xhoni ishte martuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshimet i shtuan vetën ata, pai modelja e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Madje ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.

Por, duket se dyshja ka marrëdhënia e tyre ka shkuar në një tjetër fazë. Ata i kanë bërë ndjekësit të dyshojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në foton e fundit në Instagram, modelja ka pozuar nga pushimet ku shihet e veshur në bikini dhe e quan veten “mama”. Sigurisht, nuk mud të mungonte komentii reperit, që i ka shkruar “nëna më e mirë”, ndërsa modelja ia ktheu duke komentuar “babai i ardhshëm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @arianalirey

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, apo një “shaka” e të dyve, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jetë thjesht një lojë thjesht për vëmendje…

Ndërkohë, sa i përket muzikës, Don Xhoni ka publikuar pak ditë më parë “Trust me”, një projekt që e kishte paralajmëruar, dhe që ai vetë e ka konsideruar “Tjetër nivel”.

/News31