‘Doktori i mrekullive’ martohet me aktoren e njohur. Publikohen fotot dhe videot nga dasma

Aktori i njohur Taner Ölmez, i cili luante personazhin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” ka kurorëzuar me martesë dashurinë me aktoren Ece Cesmioglu. Dasma ka qenë e vogël për shkak të kushteve nga pandemia, por vëmendja mediatike kushtuar çiftit të ri ishte e madhe në Turqi.

“Ne jemi shumë të lumtur. Po mbajmë dasmën tonë me një numër të vogël të ftuarish për shkak të pandemisë,” –tha çifti për shypin turk.

I pyetur muaj më parë për dashurinë, Taner Ölmez tha:

“Unë jam i fejuar, kam një marrëdhënie shumë të lumtur. Nëse korona nuk do të ekzistonte, unë do të isha martuar deri tani. Nëse korona mbaron, ne do të martohemi këtë verë, nëse jo, do të martohemi me shumë pak njerëz”.

Me pak fjalë, çifti e kishte ndarë mendjen për martesë, sido që të ishte gjendja.