Do të festonte 48-vjetorin; Një pemë në nder të Hueyda El Sayed: Buzëqeshja e Shqipërisë
Artisja e ndjerë Hueyda El Sayed do të festonte sot 48-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta rreth dy vite më parë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit.
Me rastin e ditës së saj të lindjes në parkun e Liqenit u mboll një pemë dhe në një stol pranë saj u vu mbishkrimi, “Hueyda El Sayed buzëqeshja e Shqipërisë, artistja e bukur përgjithmonë në zemrat tona”.
Të pranishëm në këtë organizim ishin të afërm, miq dhe dashamirës, të cilët e deshën Hueyda El Sayed për artisten dhe njeriun që ajo ishte. Humbja e saj erdhi e papritur për botën e artit pasi ajo zgjodhi që betejën me sëmundjen ta bënte në heshtje pranë njerëzve të saj të zemrës, pa e bërë të madhe dhe pa e ndarë me publikun.
Ajo do të mbahet mend për pozitivitetin, dashamirësinë dhe buzëqeshjen e saj, e cila asnjëherë nuk mungonte pavarësisht betejave të vështira që jeta e përballi. Pas ikjes së saj të shumta kanë qenë programet që janë realizuar në nder të artistes dhe së fundmi pema dhe stoli me mbishkrimin për të do të jenë një kujtim i bukur për artisten e dashur.
Kujtojmë që Hueyda El Sayed la pas një djalë të vogël Gabrielin, për të cilin tashmë kujdeset bashkëshorti i saj.
Bordo