“Do më vr*së kur të dalë!” Romeo i bën gjëmën Donaldit, i nxjerr në shitje Instagramin (video)

Sikurse mund ta dini, që kur Donaldi ka hyrë në “Big Brother VIP”, Instagrami i tij po menaxhohet nga Romeo. Dhe me thënë të drejtën nuk mund t’ia kishte menaxhuar më mirë se kaq.

Gjatë kësaj periudhe ai u ka servirur të gjithë ndjekësve foto e video që nuk i kishim parë më herë nga Donaldi, i cili ka ndërtuar një llogari të ashtuquajtur në rrjet “aesthetic”.

Sot Romeo ka postuar një video ku tregon mesazhet e fundit që Donaldi i ka dërguar në WhatsApp para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy mesazhe zanore, ku ai shprehet:

“Këto janë dy passwordet e mia. Që ta hapësh te telefoni jot ta kesh më për mbarë për njoftimet e këto. Nëse do të hedhësh ndonjë foto mund të përdorësh telefonin tim. Por ta kesh parasysh, Instagramin tim mos ia lër dikujt tjetër. E kupton vetë ti. Mos ia lër asnjeriu!”– porosit Donaldi.

Pasi ka treguar mesazhet Romeo thotë: “Meqë ky më konsideron kaq të trashë e nuk ka besim te unë, po e nxjerr në ankand Instagramin e Donaldit në këtë moment.”– teksa krah videos shkruan: “Do më vr*së kur të dalë por e di që do më mbroni ju.”

Për hir të së vërtetës Instagrami i Donaldit duhet të kushtojë goxha shumë, pasi është edhe banori që ka pësuar më shumë rritje ndjekësish se kushdo. Nga rreth 70 mijë ndjekës që kishte kur hyri, tanimë ai numëron mbi 202 mijë. /News31