Do martoheshin këtë verë, koronavirusi i prish planet për dasmë Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka zbuluar se planet e saj të dasmës janë “prekur” nga pandemia e koronavirusit.

Pas fejesës me ish lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez në shkurt 2019, dolën zëra se çifti do martohej këtë verë.

Por në një intervistë me The Ellen DeGeneres Show në instagram pranoi se planet e tyre të martesës janë prishur për shkak të koronavirusit.

“Ndikoi paksa, kështu që do shohim çfarë ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, për sa i përket datave apo diçkaje të tillë,”– u shpreh aktorja.

Ndërsa shtoi: “Është diçka për të cilën duhet të presim dhe të shohim brenda disa muajsh.”

Jennifer dhe Alex njoftuan fejesën në një postim në Instagram në Mars 2019 me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ata u lidhën në maj 2017 dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në Met Gala në maj të atij viti.