“Do doja të kisha 5 fëmijë”, Mahidevran e penduar për martesën e vonë

Aktorja Nur Fettahoglu njihet tashmë nga të gjithë prej roleve në serialet shumë të ndjekur, “Sulejmani i madhërishëm” në rolin e sulltaneshës Mahidevran dhe “Dashuri e ndaluar” në rolin e Pejkerit. Aktorja 39-vjeçare është nënë e një vajze nga martesa me një biznesmen. Çifti u ndanë në vitin 2015 pas dy viteve martesë dhe Nur po e rrit e vetme vajzën. Në një intervistë së fundmi, aktorja është shprehur e penduar që nuk është martuar në moshë të re pasi do donte të kishte 5 fëmijë. “Të jesh nënë është një ndjesi kaq e bukur. Nëse do martohesha më shpejt, patjetër do bëja 5 fëmijë tha aktorja bukuroshe. Nur Fettahoglu u martua kur ishte 33 vjeç dhe e lindi vajzën në moshën 36-vjeçare. Prej vitesh ajo është përqëndruar tek karriera e saj e suksesshme dhe vazhdon të luajë në seriale shumë të ndjekur në Turqi.

revistawho.com