Djemtë e Alar Band habisin me ç’rrëfejnë për Eva Alikajn: “Shkonte 20 herë në tualet para se të…”
Të ftuar në “Chaud Patate” këtë të hënë ishin djemtë e grupit Alar Band. Më energjik se kurrë, djemtë folën për muzikën, klipin e ri dhe emisionin “C’est la Vie”, nga ku shkëputëm pjesën kur treguan marrëdhënien me partneren e tyre, Eva Alikajn. Xhieldo tregoi se ai dhe djemtë e duan shumë Evën, pavarësisht se ajo i kishte “çmendur” pak me preferencat e saj muzikore. “Ja kaluam shumë bukur te “C’est la Vie”, përveçse Eva na çmendi me ato këngët. Marrëdhënia me të ishte shumë, shumë, shumë e mirë, por zgjidhte këngë nga ato, post diktaturë”, thanë duke qeshur djemtë e “Alar Band”. Ndërsa, kur u pyetën për disa nga prapaskenat e spektaklit ata kujtuan sërish partneren e tyre, aktoren Eva Alikaj.“Eva gjithmonë para se të dilte në skenë, po mos të ikte 20 herë në tualet, dhe po të mos e merrnim ne me autoporlant “Evaaaa… ku je se kemi rradhën, o Eva?”. “Jam në tualet, po vij”, thoshte. Të gjithë mendonin se ajo ikte se vuante nga veshkat, por në të vërtetë ajo këndonte në tualet”, thanë djemtë, duke e mbyllur me frazën: Eva të duam shumë, bëmë shaka deri tani”.