Djali i Bon Jovit, “thyen zemrat” në Hollivud me pamjen dhe trupin atletik!

Jake Bon Jovi, një nga tre djemtë e Jon Bon Jovit, pushtoi kopertinen e numrit të ri të revistës “Man About Town”. Përveç ngjashmërisë së tij të jashtëzakonshme me babain e tij të famshëm, Jake krenohet edhe me një trup super të tonifikuar.

Jake nuk ndoqi gjurmët e Jonit, por preferoi karrierën e modelingut… Ai e pranon se e ka trashëguar talentin muzikor të të atit… “Ajo që kam të përbashkët me babain tim është pasioni për filmin”, tha Jake, i cili është zhvendosur nga Nju Jorku në Londër nga dëshira për të ndjekur një karrierë në kinematografi.

Në moshën 19-vjeçare, Jake e shpall veten si pushtuesi i ri i Hollivudit. Ai tashmë ka mijëra fansa, por për zhgënjimin e tyre, ai është në një lidhje serioze me aktoren Millie Bobby Brown. Ajo njihet nga seriali Stranger Things dhe nga filmi Enola Holmes.

Ata u shfaqën së bashku edhe në tapetin e kuq në Bafta Awards.

Bordo