Djali e pyet për babanë, Fjodora Fjora zbulon si i përgjigjet dhe rrëfen reagimin e prindërve kur i tha se do birësojë fëmijë
Fjodora Fjora zgjodhi të ishte një mama single pas birësimit të djalit të saj, Alteos 6 vite më parë.
Dhe padyshim që gazetarja është përballur me pyetjen e pashmangshme nga djali, se ku është babai i tij.
Në një intervistë, ajo rrëfeu se si i ka shpjeguar Aletos mungesën e të atit.
“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë me pyetjen se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, dhe familje i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta. Është e rëndësishme në jetë të kesh një njeri dhe model që të rrisë mirë dhe bukur e dashuri. Ne kemi histori plot që disa fëmijë i ka rritur gjyshi me gjyshen, tezja apo daja,”– u shpreh Fjodora.
Ajo tregoi se si reaguan prindërit e saj kur gazetarja i tha se kishte marrë vendimin për të birësuar një fëmijë.
“Kur mora vendimin për të birësuar fëmijën, prindërit e mi kishin hallin se do kisha vështirësi për të gjetur një partner,”– tha Fjodora.
Por pavarësisht këtij vendimi, ajo ka rrëfyer se është e hapur për të gjetur një partner.
Fjodora u shpreh se nëse do pranonte në jetën e saj një mashkull që e meriton të jetë prindi i Alteos, duke shtuar se është e lumtur që s’ka bërë zgjedhjen e gabuar.
“I kam thënë vetes nëse dikush e meriton të jetë prindi i djalit tim, pse të mos vijë. Sot kemi forcën, këllqe dhe vetëbesimin për të ndërtuar dhe krijuar jetë edhe një fëmijë që varet nga ne. I inkurajoj edhe të gjitha vajzat që ndihen të padashuruara, në sfidë të vazhdueshme, sepse ka shumë vajza që punojnë, ia dalin vetë dhe meshkujt e kanë të vështirë të pëballen me to e t’ia dalin. Më janë shtuar njohjet e reja. Mendoj me vetëvlerësimin që kam për veten, ndoshta jam unë difekti dhe jo ai djali që duhet të ishte burri im por në idealin time kam menduar se do bëja 3 fëmijë. Jeta erdhi ashtu e paparishikuar. Jam e lumtur që nuk kam bërë zgjedhjen për një prind të gabuar,”– tha ajo e ftuar në emisionin “E diell”.
/Panoramaplus.al