Djali 10-vjeçar i Ben Affleck përplas Lamborghini-n që drejtonte në Los Angeles (video-foto)

Djali i vogël i aktorit amerikan Ben Affleck kishte nisur të drejtonte dje një fuoristradë të verdhë Lamborghini të cilët rrjedhimisht e përplasi me një automjet tjetër në rrugë, teksa vendosi gabimisht marshin e sprapsjes.

Affleck dhe e fejuara e tij Jennifer Lopez, ishin në një pikë shitjeje makinash luksi në Los Angeles kur 10-vjeçari Samuel Garner Affleck u përfshi në aksidentin e vogël.

Affleck duket se kishte lënë në timon të birin — i cili ka mama ish-gruan Jennifer Garner — për të bërë një xhiro me mjetin luksoz.

Automjeti tip Lamborghini Urus jepet me qera për $1,475 në ditë — por Samuel duket se vendosi marshin e sprasjes dhe goditi një BMW të bardhë që kishte prapa.

Samuel Affleck shihet në pamje që del jashtë makinës për të kontrolluar dëmet.

Ben Affleck shihej gjithashtu që ngushëllonte të birin pas aksidentit duke e përqafuar.

Një përfaqësues i Affleck tha për rrjetin TMZ se nuk kishte dëme serioze mes automjeteve.

Një punonjës i pikës së shitjeve aty pranë tha se nuk ka as dëme as hatërmbetje mes palëve, teksa çifti i famshëm kishin vijuar të kërkonin për makina me qira.

“Ata ishin të kënaqur dhe vijuan të kërkonin. Ne shpresojmë t’i mirëpresim përsëri klientët e famshëm”, tha një përfaqësues.

Top Channel