Dj Vicky heq dorë nga muzika: Jam lodhur shpirtërisht, këtu gjithçka ta shpif!

Dj Vicky ka marrë vendimin të largohet nga muzika për një periudhë të pacaktuar kohe. Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarië e tij në Instagram, ai sqaron edhe arsyet që e shtyn atë drejt këtij vendimi, që padyshim ka qenë i vështirë.

Në një foto me mbishkrimin “Faleminderit që kërcyem bashkë”, Vicky tregon ndër të tjera se ndihet i lodhur shpirtërisht. “Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube që bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël, shkruan Lapsi.al. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi!”, ka shkruar ai.