Dj Sardi ndryshon ngjyrën e flokëve por edhe “ngjyrat” në jetën personale. Gjërat janë serioze!

Dj Sardi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për shkak se zyrtarizoi lidhjen e tij të dashurisë, por sidomos pasi ngriti dyshimet se i ka çuar gjërat në një tjetër nivel dhe është fejuar. Megjithatë për këtë të fundit nuk pati asnjë konfirmim nga ana e tij, edhe pse fotot flasin vetë.

Ndërkohë në jetën e tij duekt se po ndodhin shumë ndryshime. E para që mund të përmendim është ndryshimi në look. Sardi duket kështu tani:

Por ndryshimet nuk janë vetëm tek flokët. Burime për “News31” thonë se Sardi ka blerë së fundmi një shtëpi dhe do të nisë bashkëjetesën me partneren e tij. Gjë që konfirmon faktin që ai vërtetë i ka çuar gjërat në një tjetër nivel në këtë lidhje dhe bashkëjetesa është hapi i rradhës. Mund të themi që gjërat janë serioze!

Ndërkohë që me anë të një postimi në Instagram, ku tregon dhe look-un e ri, ai paralajmëron projekte të reja për sezonin veror.

Gjithsesi Dj i njohur nga ana e tij vazhdon ta mbajë historinë e dashurisë private, kështu që e vetmja gjë që na mbetet të themi për momentin është se sa i shkojnë flokët bjond.

/News31.al