Divorci me sherr e skandale, familja e partneres së re mirëpret Princ Lekën me vajzën e tij
Duket se pas furtunës së një divorci jo normal, Princ Leka ka gjetur paqen të lidhja e re e dashurisë. Princi po shijon romancën që lindi me fotografen e tij përsonale, sot partnerja e tij.
Princi tashmë është dhëndër në një familje të thjeshtë arsimtarësh, nga Poliçani. Familja e Blerta Celibashit duket se e ka mirëpritur Princ Lekën edhe pas gjithë zhurmës e bujës mediatike.
Kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale. Princ Leka ndjek dhe ndiqet nga dy motrat e Blertës e gjithashtu edhe nga babai i saj.
Në postimin e fundit, ku Princi ka ndarë pamje teksa feston ditëlindjen me vajzën, nuk ka munguar pëliqmi i familjes së Blertës, e gjithashtu një koment nga kunata. “Sa bukur”, shkruan ajo.
Kujtojmë se në seancën e fundit gjyqësore, Princ Leka ka marrë urdhër mbrojtje për një vit ndaj babait të Elia Zaharaisë, Gjergj Zaharia./vizionplus.tv