Ditët e fundit të Marilyn Monroe në serial
“BBC Studios” dha “ok” për prodhimin e një mini seriali televiziv të përqendruar te ditët e fundit të jetës së Marilyn Monroe.Projekti që mban firmën e Dan Sefton e Simon Lupton do të bazohet në librin e Keith Badman “The Last Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story”. Aktorja, që ndërroi jetë në vitin 1962, në moshën 36-vjeçare, mbetet ende një ikonë stili. Producentët thanë se seriali do të tregojë për periudhën ku sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çrregullt; varësia nga alkooli dhe ilaçet, që ndikuan në shkatërrimin e karrierës së saj, duke e çuar drejt vdekjes./Lapsi.al