Ditëlindja e 40 e Kim: Familja Kardashian i bën një nga surprizat më ndryshe që keni parë!
Familja e Kim Kardashian West planifikoi një surprizë thellësisht prekëse dhe të mirëmenduar për ditëlindjen e saj të 40.
Surpriza e ëmbël u dokumentua në episodin e së mërkurës, 21 tetor, në Keeping Up With the Kardashians, i cili u fokusua tërësisht te Kim.
Për shkak të pandemisë, Kim nuk arriti të realizonte planet e saj të mëdha për një ditëlindje, të cilat përfshinin një festë me temë: “Wild, Wild Mrs. West” dhe një pjesë robotike nga dizajneri Thierry Mugler.
E zhgënjyer që iu desh të hiqte dorë nga planet e saj, Kim dukej përsëri e kënaqur që thjesht do të rishikonte momentet e saj më epike të gjithë episodeve të KUWTK, me familjen e saj, duke i komentuar ato në një episod special.
Ajo që Kim nuk dinte, ishte se ata ishin duke planifikuar fshehurazi një festë dytë, në bashkëpunim me miken e tyre të familjes dhe planifikuesen e famshëm të eventeve, Mindy Weiss, e cila e njeh Kris Jenner, që prej lindjes së Kourtney Kardashian.
Si fillim, episodi special rikrijoi të gjitha ditëlindjet ikonike të Kim, të cilat u dokumentuan në video nga babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian.
Motrat e Kim vendosën të rikrijonin kërcimin në ditëlindjen e saj të 10-të dhe gjithçka pikante nga secila ditëlindje.
Kylie dhe Kendall thanë se kishin pak “vështirësi” gjatë surprizës:
“Nuk e kam idenë se si do e bëjmë kërcimin unë dhe Kylie, duke qenë se nuk ishim as gjallë kur ndodhi”, shprehet Kendall Jenner.
Motrat e sollën Kim në festë, duke i thënë që të vishej mirë, pasi kishte për të bërë një sesion fotografish, por kur mbërriti, ajo gjeti poni dhe balona, që rikrijonin ditëlindjen e saj të parë.
Eventi shfaqi në fillim miqtë dhe familjarët, ku Kourtney shpjegoi:
“Për shkak të COVID, të gjithë duhet të testohen para se të vijnë në festë.”
Kur hyri Brenda, Kim u gjend pranë stacioneve të ndryshme nga çdo ditëlindje e saj, duke përfshirë një ditëlindje me temë Halloween, një darkë, madje dhe të njëjtën makinë që Kris i bleu asaj për 16-vjetor.
Mbrëmja përfundoi me një klub nate të rikrijuar nga TAO, ku Kim ka festuar më shumë se një dekadë festash në të njëzetat dhe tridhjetat e saj.
Ditëlindja e 40 e Kim: Familja Kardashian i bën një nga surprizat
Episodet e Keeping Up with the Kardashians zakonisht regjistrohen paraprakisht, muaj më parë, por ky episod ishte qartësisht i ri.
Festimet e ditëlindjes nuk kanë mbaruar ende! Një burim për ET, shprehet se Kim ka sjellë familjen dhe miqtë e saj në një ishull, me aeroplanë privat, për të festuar “momentin e saj historik”.
Ditëlindja e 40 e Kim: Familja Kardashian i bën një nga surprizat.