
Ditë e veçantë për Liberta Spahiun, moderatorja feston 34-vjetorin
Moderatorja e famshme kosovare, Liberta Spahiu, këtë të premte feston ditëlindjen. Ajo këtë 4 Janar, i mbush plot 34 vite ndërsa për vjet me radhë ka qenë njëra ndër figurat kryesore televizive shqiptare. Karrierën e ka nisur qysh dhjetë vjet më parë, duke qenë ndër personat e parë që del në ekranin e “Klan Kosovës”, shkruan Prive. Ndonëse ende herët, Spahiu nuk ka treguar nëse për ditëlindje do ketë ndonjë festë të madhe apo jo.
