Dita e dasmës i gjen duke luftuar koronavirusin, çifti i mjekëve martohen në një ceremoni të veçantë në ambientet e spitalit

Dy mjekë që janë në krye të detyrës gjatë pandemisë së koronavirusit kanë realizuar dasmën e tyre në një ceremoni të thjeshtë në ambientet e spitalit ku punojnë.

Shelun Tsai dhe Michael Sun kishin planifikuar të martoheshinmë 11 prill në Karolinën e Veriut. Por kjo datë kaq e rëndësishme për ta i gjeti duke u munduar të shpëtojnë jetën e pacientëve të infektuar.

Kolegët e çiftit që u fejuan në vitin 2016 u siguruan që dita e dasmës së tyre të ishte e veçantë.

Ata nisën përgatitjet në orën 8 të mëngjesit, ndërsa kujdeseshin edhe për pacientët dhe më pas zhvilluan ceremoninë në orën 3 të pasdites.

Nusja u vesh me një fustan të realizuar prej letre dhe në fund të ceremonisë Tsai dhe Sun hipën në një karrocë transporti të spitalit ku shkruhej: “Të sapomartuar”.