Dilara dhe bashkëshorti shqiptar bëhen prindër për herë të parë
Aktorët e pëlqyer, Ebru Özkan dhe Ertan Shabani janë bërë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Biricik. Ditën e premte ishte vetë protagonistja e serialeve turke, Ebru që postoi foto nga lindja e vajzës, duke dhënë në këtë mënyrë lajmin e mirë për të gjithë. Ebru, e njohur si Dilara është një nga aktoret e Turqisë plot sharm, që u bë e njohur për publikun shqiptar si bashkëshortja mjaft e veçantë e Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”. Para dy vitesh ajo u martua me aktorin e njohur shqiptar, Ertan Shabanin, i cili po ashtu është i famshëm në Turqi, pasi ka qenë pjesë e filmit “Lugina e ujqërve” në rolin e Gölge.