Dikur ‘pushtonte’ kopertinat, sot e pastrehë! Nga humbja e kujdestarisë së vajzës tek shkatërrimi i karrierës, si u rrënua jeta e 26-vjeçares
Një modele braziliane, që dikur pozonte në kopertinat e Elle, Grazia dhe Glamor është gjetur e rrugë, e vetme në një lagje të varfër të Rios vetëm një vit pasi u zhduk nga New York.
Eloisa Pinto Fontes nga Alagoas u gjet e shtrirë në një rrugë në Rio më 6 tetor.
26-vjeçarja u gjet nga punonjësit socialë, pasi u informuan për një grua të panjohur, e cila kishte dy ditë që bridhte rrugëve pa këmishë dhe pa këpucë.
Familja e modeles ka qenë duke e kërkuar që nga qershori 2019, kur ajo u zhduk në New York, ngjarja që solli edhe shkatërrimin e karrierës së saj.
Në atë periudhë, mediat braziliane raportojnë se ajo u gjet duke ecur në qytet në gjendje të çorientuar por prindërit e saj nuk arritën të kontaktonin me të.
Modelja u zhvendos për të jetuar në Rio në janar të këtij viti por pa informuar familjen.
Fontes mendohet të ketë jetuar me një shoqe kur mbërriti për herë të parë në Rio, para se të zhvendosej për të qëndruar me të dashurin.
Por romanca zgjati vetëm katër muaj dhe gjendja e saj filloi të përkeqësohej.
Nuk dihet se ku ka qëndruar ajo, nga periudha që i dha fund lidhjes deri në momentin që u gjet në rrugë.
Sipas mediave lokale, Fontes mbante një çantë shpine që përmbante dokumente të kontratave të saj me agjencitë ndërkombëtare të modelimit dhe referenca nga fotografë ndërkombëtarë.
Tani është dërguar në një spital psikiatrik.
Mediat braziliane raportojnë se Fontes, i cili ka tetë vëllezër, ishte larguar nga shtëpia në moshë të re për të gjetur punë si modele.
Në vitin 2012, në moshën 18 vjeçare ajo u takua me modelin ruso-rumun Birleanu ndërsa jetonte në Sao Paulo. Birleanu në atë kohë ishte 34 vjeç.
Ata u bënë prindër të një vajze vetëm një vit më pas dhe u martuan në vitin 2014.
Fontes dhe Birleanu u ndanë pak pasi ajo u zhduk në New York dhe modeli fitoi kujdestarinë e vajzës së tyre.
/Panoramaplus.al