Dikur një ‘yll’ në ring, sot në gjendje të parikuperueshme. Historia dramatike e një kampioni që humbi të ardhmen nga një lojë
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e jetës. Diçka e tillë i ndodhi Pritchard Colon , një boksier dikur i talentuar, i cili përfundoi në koma për shkak të goditjeve të palejuara dhe të gabuara të kundërshtarit të tij në tru, pas së cilave ai ra në një gjendje kome.
Amerikani i lindur më 19 shtator 1992 në Florida, hyri në ring me Terrell Williams në tetor 2015 si favorit i madh. Colon pati 16 fitore dhe nuk u mposht kurrë, kështu që Williams vendosi të arrinte në triumf duke luajtur keq. Gjatë gjithë përleshjes, ai dha goditje në pjesën e pasme të kokësfatkeqit Pritchard dhe arbitri nuk reagoi për këtë.
Zgjidheni vetë – tha gjyqtari i cili kishte në dorë të ndrshonte fatin. Pritchard Colon përfundoi në tokë fillimisht me një trullosje të lehtë derisa mbaroi ndeshja. Ai i tha mjekut se nuk ndihej mirë dhe Terrell Williams fitoi. Një fitore që do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij!
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Pritchard është ndjerë i sëmurë, me të vjella dhe është dërguar në spital. Aty ra në koma nga e cila nuk u zgjua për 221 ditë!
Kur u zgjua, filluan probleme të reja! Colon nuk ishte më i njëjti, ai ra në një gjendje vegjetative dhe tani është ende gjallë, por në gjendje të parikuperueshme.
Neurologu i tha familjes së tij se gjendja pothuajse me siguri nuk do të ndryshonte për pjesën tjetër të jetës së tij dhe se Pritchard ishte me fat që nuk kishte vdekur. Një fat i dhimbshëm ky pasi, karriera e tij u ndërpre në kohën kur ai ishte drejt majës dhe jeta e tij nuk do të ishte më e njëjta.
Kundërshtari i tij nuk u ndesh plot dy vite pas goditjeve të palejuar dhe fitores për të cilën u pendua. Më vonë ai u kthye në ring, por u tërhoq pas vetëm katër ndeshjesh për shkak të mesazheve të shumta kërcënuese dhe abuzive që merrte nga njerëzit në mbarë planetin.