Diçka nuk shkon, Hysaj e Rrahmani infektohen sërisht me Covid: lojtarët e sapo-shëruar, kthehen në izolim
Një surprizë e keqe për Napolin në vigjilje të sfidës së Europa League kundër Real Sociedad. Tamponet e kryera tek anëtarët e grupit skuadër, në fakt, kanë evidentuar se Amir Rrahmani e Elseid Hysaj janë bërë përsëri pozitivë. Dy futbollistët janë futur menjëherë në izolim në pritje të një tamponi të ri. Të gjithë negativë ndaj Covid-19, ndërkohë futbollistët e tjerë të kaltër.
Një situatë shumë e cuditshme me dy futbollistët shqiptarë. Hysaj nuk luajti në ndeshjet e fundit të Nations League në javën e dytë të nëntorit, pasi reziltoi pozitiv me Koronavirus, pikërisht pas miqësores me Kosovën e përpara dy ndeshjeve me Kazakistanin e Bjellorusinë. Në atë ndeshje rezultoi pozitiv edhe Rrahmani dhe dy lojtarët qendruar në izolim deri në daljen negativ të tamponit. Pas pas një muaji, Covid i ka prekur përsëri dy shqiptarët, kohë shumë e shkurtër për tu infektuar një herë të dytë.