Di të jetë seksi, por edhe serioze! Të gjithë sytë tek kombinimet plot stil të Kendall Jenner

Modelja Kendall Jenner di të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe është padyshim një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, Si një prej yjeve të familjes Kardashian, ajo është edhe një influencer për të gjitha vajzat që “kopjojnë” me dëshirë stilin e Kendall.

Modelja di të jetë seksi sa herë do, por di gjithashtu të bëhet serioze e të duket po aq tërheqëse me veshjet e saj jo provokuese.

Në daljet e fundit publike, Kendall është fotografuar plot stil teksa ka kombinuar pantallona serioze me këmishë apo xhaketë të gjatë.

Herë e veshur me ngjyra të hapura e herë me të errëta, të gjithë kanë kthyer sytë nga Kendall në rrugët e New York-ut.

Gjërat duket se kanë nisur të nxehen mes Kendall Jenner dhe të dashurit të saj Devin Booker. Modelja është parë gjatë fundjavës së bashku me partnerin duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin në New York City. Pavarësisht se Jenner e ka mbajtur lidhjen e saj shumë private, burime për “Entertainment Tonight” kanë treguar dyshja ishin shumë të lumtur që po dilnin publikisht me njëri-tjetrin si çift.

Gjatë daljes së tyre publike Jenner kishte veshur një jumpsuit në material lëkurë, ndërsa Booker ishte veshur shumë thjesht me një pantallona, bluzë, këmishë dhe atlete. Të dy u treguan shumë të kujdesshëm teksa mbanin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ndërsa një person ka treguar se i ka parë ata të dy duke darkuar në Carbone dhe se nuk e fshehën në asnjë moment afeksionin ndaj njëri-tjetrin.

“Ata po qeshnin gjatë gjithë kohës dhe dukeshin shumë të afeksionuar. Më pas të dua shkuan në Zero Bond, aty ku mund të linte pas truprojat e saj dhe ta linte veten të lirë me partnerin, sepse askush nuk mund tju bënte foto atje brenda. Kendall është shumë e rezervuar, shumë më shumë se motrat e saj, por ajo është shumë e lumtur me lidhjen me Devin dhe nuk i intereson kush e di”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se në mbrëmjen e Shën Valentinit modelja bëri publike lidhjen me basketbollistin e njohur. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

/Iconstyle