Dhunuan dhe abuzuan me pacientët e psikiatrisë, 15 të arrestuar në Itali
15 punonjës të një spitali psikiatrik në Itali, mes të cilëve mjekë, infermierë dhe ndihmës janë arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj 25 pacientëve, sipas mediave të huaja.
Hetimet e prokurorisë së Foggias zbuluan se ndaj 25 pacientëve, kryesisht femra të moshës 40-60 është ushtruar dhunë dhe se ato janë abuzuar prej një kohe të gjatë, duke përfituar nga paaftësia e tyre fizike apo mendore.
Sipas informacioneve, hetimet kanë nisur prej verës së kaluar, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të arrestuar.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së spitalit të cila kanë filmuar pamjet e dhunës që do të ndihmojë në vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.