Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren në Kosovë dhe më pas e la në spital, arrestohet autori i dyshuar. Momenti kur policia e shtrin në tokë

Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares Kosovës është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.
Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellë të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini.
Më herët për ngjarjen është arrestuar edhe Arbër Sejdiu, si bashkëpunëtor i autorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (22 gusht), kur 18-vjecarja u dërgua në spital pa shenja jete nga dy autorët e dyshuar, të cilët më pas u larguan.

© Panorama.al