Dhjetë shenjat që dallojnë një grua me shumë klas
Të jesh grua me klas do të thotë të thotë të kesh elegancë, si dhe manierat e duhura. të jesh grua me klas nuk do të thotë të sillesh në mënyrë snob, por të shfaqësh aftësinë e përshtatjes në çdo situatë, pa u shfaqur asnjëherë vulgare apo e papërshtatshme. Një grua me klas lë gjithmonë shenjë. Eshtë e vështirë ta harrosh. Të bëhesh grua me klas nuk është e thjeshtë, dhe duhen vite e vite të tëra. Jo më kot, klasi vjen për gratë në moshë të pjekur, kur kanë kaluar 40 apo 50 vjeç.
Gratë e spektaklit mund të jenë një pikë referimi shumë e mirë. Nga Angelina Jolie tek Monica Bellucci, e më tej Sharon Stone, Marillon Corillard, Sofia Loren, Gong Li dhe shumë të tjera.
Sa u përket princeshave, mbretëreshave, dukeshave, Kate Middleton është në vend të parë për elegancën. Më tej, Rania e Jordanisë, Letizia Ortiz, sheikia e Katarit, Mozah bint Nasser al Missned dhe Charlotte Casiraghi.
Ja një seri sinjalet që bëjnë të kuptohet nëse je grua me klas.
1. Nuk bën kurrë një makijazh të rëndë.
2. Edhe pse vitet kalojnë, nuk heq dorë nga klasi dhe eleganca jote.
3. Je e sigurt në vete.
4. Nuk pi kurrë direkt nga shishja.
5. I pranon komplimentat me hijeshi.
6. Mban këpucë me taka në një masë të duhur, që nuk lejojnë të bësh figurë të keqe.
7. Je gjithmonë e parfumosur.
8. Nuk e zvogëlon dhe ironizon inteligjencën tënde dhe atë të të tjerëve.
9. E shfaq me kthjelltësi mosmiratimin tënd.
10. Mban veshje femërore, por që nuk janë kurrë të tepruara. Ekuilibri është fjala kyçe.
meb.al