Dëshmi tronditëse nga gjyqi më i famshëm në botë, Amber Heard akuza Johnny Depp: Më kërcënoi disa herë se do më vriste
Detaje të reja tronditëse po dalin nga gjyqi më i famshëm në botë, ai i Amber Heard dhe Johnny Depp.
Aktorja e famshme ka deklaruar se ylli i Pirateve të Karaibeve e kërcënoi se do ta vriste.
Ajo pretendoi se ish-bashkëshorti e kërcënoi se do e shpërfytyronte nëse e braktiste dhe se do e përdhunonte nëse vishte rroba të shkurtra.
Amber Heard tha në Gjykatën e Lartë në Londër se marrëdhënia e saj me aktorin u dëmtua për shkak të dhunës, drogës dhe xhelozisë.
57-vjeçari ka hedhur në gjyq tabloidin “The Sun” për një artikull të vitit 2018 ku Depp u quajt “dhunues i gruas”.
“Abuzimi fizik dhe verbal ndodhte kur ai ishte i dehur ose nën efektin e alkoolit, gjë që ndodhte shpesh. Pjesën më të madhe të kohës nuk i kujtonte ato që kishte bërë pasi e zinte gjumi,”– tha 34-vjeçarja. “Disa incidente ishin aq të rënda sa kisha frikë se ai do të më vriste mua.”
Gjatë marrjes në pyetje, Heard dëshmoi se edhe pse kishte raste kur ajo e humbiste qetësinë, e bënte për vetëmbrojtje.
/Panoramaplus.al