Deshi s’deshi, tani edhe Mozzik e pranoi ribashkimin

Mozzik me Loredanën janë kthyer si një telenovelë që presim çdo ditë për serinë e rradhës. Teksa po përflitej se janë ribashkuar, Mozzik pak ditë më parë i hodhi poshtë thashemet duke deklaruar senëse do të kishte një ribashkim ai do ta kishte konfirmuar vetë i pari.

Ndryshe tregoi Loredana, e cila me pjesën e katërt të dokumentarit të saj la të kuptohej se ajo dhe Mozzik janë bashkë. Në një moment, Loredana dhe Mozzik shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa ndodhen në poligon.

Pas këtij postimi, as Mozzik nuk e mohon dot më ribashkimin. Reperi publikoi dy foto, një në të cilën shfaqet Bonnie & Clyde dhe një tjetër ku shfaqet Romeo & Juliet, dy çifte që personifikojnë më së miri Mozzikun e Loredanën duke qenë se i kanë kushtuar edhe këngë.

“Ich bin Juliet, Juliet, du bist Romeo” (Unë jam Zhuljeta, ti je Romeo) – këndon Loredana në këngën e tyre “Romeo dhe Zhuljet”

“Du bist Bonnie, Bonnie, ich bin Clyde” (Unë jam Bonnie, ti je Clyde) – këndojnë ata në bashkëpunimin e tyre “Bonnie dhe Clyde”.