Del sekreti i Avicii-t pas vdekjes/ Po planifikonte të martohej me një nënë me fëmijë

Ishte një ndër DJ më të famshëm dhe më të preferuar në botë, por për fatin e keq të muzikës Avicii para disa ditësh ndërroi jetë në një mënyrë shumë të çuditshme dhe të papritur për të gjithë.
Pas vdekjes së tij, kanë dalë në drite shumë detaje, të cilat ne deri më tani nuk i kishim ditur. DJ suedez Avicii ka patur një lidhje të fshehtë me një modele dhe bënte rolin e njerkut për djalin e saj të vogël.
Modelja Tereza Kacerova ka postuar një letër prekëse në Instagramin e saj, ku ka zbuluar se ata kishin planifikuar të kishin një fëmijë së bashku.
Ajo postoi gjithashtu një video të montuar me foto nga koha e tyre bashkë, duke treguar kështu lidhjen e fortë të Aviciit me djalin e saj Lucas.
Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjend i vdekur në Muskat, Oman të premten e kaluar.
Në pjesën e parë të letrës shkruhet: “I dashur Tim, Ditët e fundit i kam kaluar duke shpresuar që ti të zgjohesh dhe dikush të më thotë se kjo është një shaka, një gabim i tmerrshëm, por po filloj të bindem se nuk do të mund të të shoh më kurrë, shkruan Intv.al.
Të thoja se Luka nuk mund ta përfytyronte një jetë pa ty. Tani shpresoj se ai do të mbajë mend kohën që ka kaluar me ty. Do jem aty t’ia kujtoj. Do i tregoj se sa herë mendoj për diçka që s’do e përfundojmë dot ndiej dhimbje në zemër. S’e përfunduam kurrë serinë e filmave të Harry Potter dhe një na kishte mbetur, ti s’ishte aty kur qava kur vdiq Snape.
Gjithnjë të nxisja se duhej t’ia vinim emrin vajzës sonë Serafina.
Ti s’e përfundove kurrë tatuazhin tënd në pjesën e brendshme të krahut, ku një fytyrë do të kishte ngjashmëri me timen”.