Dekolteja deri në kërthizë, kritikohet Demi Moore: Gjyshja 61-vjeçare që dëshiron të duket si vajzë e re!

Edhe pse Demi Moore vlerësohet shumë për pamjen e saj rinore, gjë që u duk edhe pas shfajes se saj në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, disa duket se janë shumë kritikë ndaj aktores. Komentues në rrjetet sociale besojnë se ylli hollivudian 61 vjecar nuk duhet të mbajë dekolte deri në kërthizë apo flokë të gjatë deri në bel.

“Gjyshja përpiqet të duket si vajzë, me ndihmën e operacioneve plastike”, “Dukesh plakë”. “Kjo dukje nuk i shkon moshës. Duhet të presësh flokët, të mbulosh gjoksin…”, ishin disa nga komentet.

Moore se fundi u zhvesh plotësisht për filmin e saj të ri “The Substance”. Filmi u shfaq premierë në Kanë dhe aktorja foli për përvojën e re të xhirimeve. “Ishte një përvojë shumë e pambrojtur dhe kërkonte shumë ndjeshmëri dhe shumë biseda për atë që po përpiqeshim të arrinim”, komentoi ajo.

Në film, Moore përdor një replikator qelizash për të krijuar një version më të ri dhe më të mirë të vetes, por duhet të kalojë gjysmën e kohës në gjumë në mënyrë që versioni më i ri të mund të lulëzojë. Duke e krahasuar trupin e saj me versionin e ri të vetes, Moore zbuloi se xhirimet ishin një përvojë emocionale që nuk do të kishte qenë aq e mirë nëse ajo nuk do të ishte lidhur aq shume me aktoren Margaret Qualley. “Kam pasur një partnere të shkëlqyer me të cilën ndihesha shumë e sigurt. Natyrisht ne ishim mjaft të afërt dhe gjithashtu u shprehëm shumë në ato momente se sa absurde janë këto situata të caktuara. Në fund të fundit, ka të bëjë vetëm me kanalizimin e vërtetë të komunikimit dhe besimin tuaj”, tha Moore.

Bordo