Deklaroi se është biseksual, Graciano Merkaj në takimin me 21-vjeçaren: Kam shfrytëzuar trupin për para, futesha mes çifteve që…
Një nga konkurrentët e “Përputhen”, Graciano Merkaj, para pak kohësh pranoi publikisht se është biseksual.
Por, në takimin me Tea Trifonin, që u transmetua ditën e djeshme, ai rrëfeu se asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie vetëm me një mashkull, por ka qenë gjithmonë një i tretë mes një çifti të martuar.
Tronditëse ishte deklarata që bëri më pas, duke thënë se e gjitha kjo kishte nisur për shkak të jetës së vështirë si një emigrant.
Ai pranoi se kishte shitur trupin e tij për hir të parave.
Pjesë nga biseda:
Graciano Merkaj: Unë kam qenë një i tretë ndërmjet një çifti. Tek për tek me një mashkull nuk kam pasur shumë, çifte të martuara që duan të eksperimentojnë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie me meshkuj. Në Shqipëri biseksual thonë që është gay, biseksual është që ke shkuar dhe me meshkuj dhe femra.
Tea Trifoni: Çfarë të ka shtyrë ta provosh si eksperiencë?
Graciano Merkaj: Kam qenë vetëm jashtë dhe jeta atje është shumë e vështirë. Si fillim e nisa me një shoqen time kundrejt një pagese, E zgjodha si diçka më të lehtë këtë, por e kam edhe qejf.
Tea Trifoni: A je penduar që e ke zgjedhur?
Graciano Merkaj: Nga detyrimi ka qenë në fillim, por nuk bëhem pishman për asgjë në jetë, unë kam fituar, e kam shijuar, kam shfrytëzuar trupin tim dhe të asnjë tjetri. E zgjodha sepse ka qenë rruga më e lehtë. Kam pasur një situatë të vështirë dhe nuk doja të rrezikoja shumë.
Tea Trifoni: A do e bëje sërish?
Graciano Merkaj: Po të ndodhem në një situatë po aq të vështirë sa kam qenë dhe po të iki në Evropë, do ta bëj. Pas deklaratës, edhe këtu më kanë shkruar shumë persona.