“Degjenerim! AMA duhet të marrë masa”, Agron Llakaj reagon ashpër ndaj formatit në Top Channel

“Aventurierët”, reality show që transmetohet prej disa javësh në Top Channel, fillimisht mori kritika nga aktori Forjan Binaj. Por, episodi i fundit në veçanti ka sjellë edhe reagimin e Agron Llakaj.

Llakaj, nëpërmjet një shkrimi në Instagram, i është drejtuar AMA-s. “Nuk dua të merrem me Top Channel”, ka theksuar ai, duke iu referuar AMA-s si institucion enkas për kontrollin e asaj çka transmetohet në televizion. “Është alarm. Më shumë se alarm”, ka shkruar ndër të tjera, Llakaj.

Ai e ka cilësuar “Aventurierët” si një format ‘kriminal’, që përcjell ‘degjenerim’ dhe ‘shthurje’. “Shqiptarë, zgjohuni! Për fëmijët tanë! Për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit!”, ka përfunduar Llakaj. /News31.al

View this post on Instagram

Kjo video qe po shikoni ,nuk eshte kamere e fshehte dhe aq me pak amatore….,eshte nje reality show 'Aventurieret ' dhe shfaqet cdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel !Nuk dua te merrem me TCh ,qellimin per te mbeshtetur nje show kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje….,degjenerim ,cthurje , perversitet .I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive ! Ej njerez ! A keni familje?! A keni femije ?!A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre ?! Si mund te lejohet nje reality show kaq kriminal per edukimin e femijeve tane ,niperve e mbesave?!Kovid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona , eshte pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla ,cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku cthurja dhe rrugaceria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…,keta qe shikoni ne kete reality show , neser do shfaqen ne rruge si "vipat " e ardhshem. " une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…" Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !" " kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome , dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare !" " E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… " ! Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim .AMA eshte pergjegjese direkte…,eshte alarm por me shume se alarm !Shkolla ,familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS !Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla ,nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…,neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , cthurja ,terbimi ,degjenerimi dhe krimi ,do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror . Shqiptare zgjohuni ! Per femijet tane ,per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on