Debati ‘Donaldi i Borës’, reagon shoku i ngushtë i aktorit!

Një nga debatet që është ndezur së fundmi në “Big Brother VIP” është ai i “Donaldit të Borës”.

Këtë teori e transmetoi tek banorët konkurenti më i ri, Meridiani i cili tha se kjo është mënyra me të cilën përceptohet në publik jashtë.

Një gjë e tillë nuk i pëlqeu Donaldit që do të identifikohet për vlerat e veta dhe jo si (ish) i dashuri i Borës.

Ai u deklarua beqar në program, duke nxitur edhe reagimin e Semit.

Por se Donaldi s’duhet të identifikohet si i tillë e mendon edhe Elgit Doda, miku i ngushtë i aktorit.

Ai ka reaguar pas debatit në Instagram duke u shprehur:

“Donaldi është Donaldi”.

Ndërkaq, deri tani s’ka pasur reagim nga Bora por sigurisht që kjo temë do të trajtohet në spektaklin e radhës, ditën e Martë ku mbase edhe do të qartësohet deklarata e Donaldit por njëkohësisht edhe reagimi i Semit. /Prive.al