De Ketelere gati të startojë aventurën te Milani, ja pritja që tifozët kuqezi i bëjnë talentit belg
Sharls De Ketelere është shumë pranë zyrtarizimit te Milani, me talentin belg që në këto minuta po kryen vizitat mjekësore për tu drejtuar më pas drejt selisë qendrore të klubit për të hedhur firmën në kontratë.
Të shumtë kanë qenë tifozët që e kanë pritur 21-vjeçarin dhe që nga momenti që ai mbërriti në Milano dhe vazhdojnë të shoqërojnë atë me brohorima dhe në këto çaste ku ai po kryen testet fizike.
Maldini dhe drejtuesit e Milanit kompletojnë kështu me sukses një operacion merkatojë për të cilin po punonin prej muajsh me De Ketelere që do të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari i ri i Milanit.
PANORAMASPORT.AL