Dasmë VIP në Francë/ Pse qau Priyanka Chopra në ceremoninë e Sophie Turner & Joe Jonas
3 ditë më parë Sophie Tuner dhe Joe Jonas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë për herë të dytë, por këtë radhë në prani të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Ceremonia e martesës u mbajt në Francë dhe gjatë asaj ditë gjithë vëmendja ishte e drejtuar nga çifti. Por përveç Sophie dhe Joe, ra në sy edhe Priyanka Chopra.
Ajo kishte zgjedhur që në dasmë të vishte një sari indian, por më së shumti tërhoqi vëmendjen kur u shfaq e përlotur. “Hollywood Life” ka publikuar disa foto në të cilat Priyanka shfaqet duke fshirë lotët gjatë kohës që ndodhej përkrah gjithë të ftuarve të tjerë, shkruan Who.
Kjo ka ardhur si pasojë e emocioneve të shumta në atë ditë gëzimi për familjen Jonas. Vetëm pak muaj më parë aktorja indiane u martua me Nick Jonas dhe tashmë duket se ajo e ndjen veten plotësisht pjesë të familjes.
Priyanka ka disa vite që njihet me Nick dhe kuptohet se përveçse me të, ka arritur të krijojë raporte të mira edhe më të afërmit e tij.