Dasmë e madhe dhe plane për binjakë, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao rrëfejnë të gjithë historinë e tyre të dashurisë dhe planet për të ardhmen

Partnerja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, më herët i kishte thënë fansave se nuk dëshironte të zbulonte shumë detaje për marrëdhënien e tyre në rrjete sociale, por në një intervistë ku mund të ishin të ftuar.

Dhe në fakt, kështu ndodhi! Ditën e djeshme, çifti ishin ftuar tek “Ftesë në 5”, ku zbuluan shumë detaje për marrëdhënien e tyre që nga fillimi.

Make up artistja tha se me këngëtarin njihej prej tre vitesh dhe se fillimisht kanë qenë shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Por, kjo miqësi prej një viti u kthye në dashuri dhe ata tashmë janë të fejuar.

Çdo gjë mes tyre nisi kur Selvija u kontaktua nga stafi i Kasapit për të realizuar grimin e tij dhe të disa modeleve që do të ishin pjesë e një videoklipi të tij.

“Unë i kam thënë i pari babait të Selvijes që ne jemi të dashuruar, dalim dhe më mirë më herët sesa ta kuptonin vetë nga…”,- tha Shpati për momentin kur dyshja vendosi ta bënte lidhjen publike, që të mund të dilnin lirshëm bashkë.

Ndërsa Selvija zbuloi se në momentin e parë ka menduar se ai është një djalë i llastuar, por në fakt nuk i ka rezultuar kështu.

Puthja e parë mes tyre është dhënë pas një viti e gjysmë që ishin njohur. Fama e këngëtarit nuk ka qenë e lehtë për Selvijen, sepse ka marrë shumë komente, por tashmë është mësuar me këtë situatë.

Shpati deklaroi se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe pasi ka shumë miq dhe do të ketë një kujtim të bukur nga kurorëzimi i dashurisë me Selvijen.

Ata shprehën edhe dëshirën për një fëmijë së shpejti, e përsa i përket gjinisë, Selvija tha se dëshironte djalë ndërsa Shpati vajzë. Por më pas ai shtoi se do donte të kishin binjakë.

Selvija tregoi se bëhet shumë xheloze për Shpatin dhe njohjet e tij. Ajo tregoi një prej momenteve kur telefoni ra në mes të natës dhe u zgjua menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Selvie Jao: Normale në çift ekzistojnë xhelozirat e vogla. Por në fillim ia kam selektu disa gjëra që të mos më pengojnë mua, me fansa e këto. Mua më vjen mirë që Shpati di ta ndajë karrierën nga jeta private. Ka shumë shoqëri dhe e marrin kohë pas kohe, në 2-3 të natës dhe ky që është i pastër, nuk e ka kompleks. Unë si fëmija çohem direkt “Shpat, kush të thërret?” dhe thotë një shok. Hape njëherë i them.

Shpat Kasapi: Unë e hap, ishte një shok që ishte takuar me një shok tjetër dhe kërkonte numrin tim.