Dasma iu anullua nga koronavirusi, dyshja martohen në Facebook

Një çift u martua në Facebook Live nga dhoma e tyre e ndenjes, pasi dasma e tyre e ëndrrave u anullua për shkak të koronavirusit.
Daphne Goujon, 25 vjeç, dhe i shoqi Chris, 35 vjeç, të dy nga Orlando, u shkatërruan kur kuptuan se dasma e tyre e planifikuar në Florida në 11 prill u anullua për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
Të vendosur të martohen pasi kaluan një vit duke e planifikuar këtë gjë, çifti vendosi që të martohej live në Facebook.
Në këtë mënyrë ceremoninë e tyre do ta ndiqnin 250 anëtarë familje dhe miq. Çifti u shpreh se anullimi i dasmës që kishin planifikuar i trishtoi, por ishin të lumtur që më në fund ishin burrë e grua.