Dashuria për Lori Hoxhën ka ndjenjë, çmenduri, gjëra që nuk thuhen por gjithmonë… shpirtra binjakë
Siç e dini sot është Shën Valentini, dita kur të dashuruarit festojnë dhe beqarët nuk kanë ç’të bëjnë veçse të thonë lart e poshtë shprehje si :“Dashuria zgjat të gjitha ditët e vitit” ose “Edhe Zoti nuk do që të festoni se e bëri ditë me shi”…
Festës romantike i janë bashkuar dhe personazhet e njohur shqiptarë, të cilët nuk kanë nguruar të urojnë gjysmën e tyre më të mirë me anë të postimeve në Instagram apo kudo tjetër. Edhe Lori Hoxha është në mesin e atyre që festojnë sot në rrjetet sociale, megjithëse pak më ndryshe.
Me anë të një seri postimesh në Insta story në këtë 14 shkurt, ajo na tregon se çfarë është dashuria për të, në të gjitha kuptimin e saj, mes dallgësh, ndjenjash dhe mesazhesh për të dashuruarit që janë apo nuk janë bashkë.
Ajo e nis konceptin e dashurisë me imazhin e dallgëve…
E vazhdon me disa shprehje si: “A je i dehur mjaftueshëm që të thuash të dua?” apo “Mos prit për momentin e duhur që t’i thuash njerëzve si ndihesh, ai moment mund të mos vijë kurrë”, me anë të të cilave jep idenë se dashuria ndonjëherë është e vështirë që të shprehet.
Lori mendon dhe për ata të cilëve i mungon dikush sot apo që nuk munden të jenë pranë njeriut të zemrës.
“Duhet të ta kisha ndjerë më gjatë mungesën”
Sigurisht që nuk mungojnë as zemrat në postimet e saj, simboli i Shën Valentinit, edhe me mesazhe si “Duaje Veten”.
Janë dhe çiftet e saj të preferuar, në mes tyre e motra Sara Hoxha me bashkëshortin, Ledion Liço.
E në fund, pavarësisht se si dashuria është, ajo do të jetë gjithmonë e shpirtrave binjakë.
“Ne donim të ishim qielli...”
“Gjithmonë ka një rrugë për shpirtrat binjakë...”
“Ai është më shumë vetja ime se sa jam unë. Me cfarëdo që janë bërë shpirtërat tanë, i tij dhe i mi janë i njejti…”
Gëzuar Shën Valentinin njerëz që doni dhe ju duan!
/News31.al