Danimarka synon të përfundojë izolimin më shpejt sesa ishte planifikuar
Qeveria e Danimarkës dëshiron të dalë nga izolimi më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie, tha të martën kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.
“Numri i të hospitalizuarve nuk është rritur, por ka rënë. Dhe numri i njerëzve në kujdes intensiv gjithashtu po bie”, tha Frederiksen pa specifikuar detajet e propozimit të qeverisë.
Propozimi do të diskutohet me partitë e tjera në parlament më vonë të martën, tha Frederiksen.