
Dani fejon djalin dhe ndan momente nga festa
Mbrëmë është fejuar djali i Ramadan Krasniqi, Danit. Andi dhe e dashura e tij e kurorëzuan dashurinë e tyre me një fejesë mjaft private edhe pse publike në media, sipas Prive. Ka qenë këngëtari, ai i cili para pak minutash publikoi me video, momentin më të veçantë të djalit dhe nuses së tij. “Urime dhe u trashëgofshi Andi dhe Dafina!”, ka shkruar Dani nën videon ku çifti shihet teksa shkëmbejnë unazat.