Dalina Buzi pjesë e Big Brother VIP Albania?!
Eftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Por a do hynte vetë Dalinë në BBV? Ja si është përgjigjur ajo sot në “Ndryshe”.
Jo. E para nuk kam kohë. E dyta sepse do hahesha me veten time sepse kur shoh njerëz të ndryshëm që janë ulur aty. Nëse do isha 20 vjec po, por jo tani. Duhet të jesh shumë e ftohtë, shumë e mençur ose unë që jam emocionale do vazhdoja dhe do dilja unë keq. Të fusin në nivelet e tyre.
Unë kam qenë shumë e përfshirë në këtë BBV sepse më ka pëlqyer gjithë dinamika e gjësë, që Luizi është bërë absolut, është shpallur fituesi. Për momentin njerëzit për atë votojnë.
Të merr kohë, të merr energji, përfshihesh.
Top Albania Radio