Dalin fotot/ Kush është biondja misterioze që hyri mes Ambra Angiolinit e Massimiliano Allegrit dhe i mori ‘zemrën’ trajnerit

Historia e dashurisë mes Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegrit mori fund pas katër vitesh romancë, për shkak të tradhtisë së trajnerit të Juventus.

Dhe mediat italiane, raportojnë se ishte një vajzë 20-vjeçare që hyri mes çiftit. Vajza misterioze është fotografuar duke hyrë në shtëpinë e Massimiliano Allegrit më 22 tetor, pas kthimit të trajnerit në banesë pas një darke me drejtuesit e Juventusit.

Pasi Allegri hyri në banesë, vajza, e cila mendohet se është e dashura e tij, doli nga një makinë sportive dhe u ngjit në shtëpi, ku qëndroi për rreth 30 minuta, para se të largohej.

Ndërkohë mësohet se vajza është bjonde, që përputhen edhe me fijet e flokëve që Ambra gjeti në makinën e Allegrit.

Ishte pikërisht edhe ky momenti kur aktorja italiane kuptoi që partneri e tradhtonte dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes 4-vjeçare.

Sipas CHI, bëhet fjalë për një “vajzë e cila është shumë e njohur në ambientet e Juventus, dhe në veçanti në një klub ekskluziv golfi në qytet.

Edhe pse paparazzit po përpiqen të zbulojnë diçka më shumë rreth Allegrit, kjo është e vështirë pasi ‘Juve është e blinduar dhe punët e zemrës luhen brenda një qarku të mbyllur’, shkruan media italiane.

Ndërkohë më shumë se sa një lidhje e re, mendohet se kemi të bëjmë me një rikthim, pasi trajneri është përfolur në të kaluar për një lidhje me një kuratore imazhi në një klub golfi të njohur milanez.