Dajana Shabani “ul armët” me ish-bashkëshortin pas tradhëtisë: “Është shoku im i përjetshëm!”
Në muajin mars të këtij viti, moderatorja Dajana Shabani rrëfeu arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshorti, duke u shprehur se ky i fundit e tradhëtoi.
“E lashë se më tradhëtoi. Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë, sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë“, – tregoi Shabani në intervistën e saj në Kojshia Show në Kosovë.
Mirëpo, duket se situata qenka përmirësuar ndjeshëm që pas kësaj deklarate dhe këtë na e ka treguar vetë Dajana me një postim në Instagram.
Ajo ka postuar një foto pranë ish-bashkëshortit, fytyra e të cilin është e mbuluar dhe shkruan: “Babi i Marlenës [vajzës]… që është gjithmonë për mua!”
“Shoku im i përjetshëm!”, – përfundon fjalitë e saj moderatorja duke mos lënë më shkak për aludime të reja.