Dafina Zeqiri pyet të dashurin nëse i mban mend momentet me të

Këngëtarja e famshme kosovare e ka publikuar këngën e saj të re me titullin “A e man n’men”. Kjo këngë u publikua sot nga Dafina Zeqiri, e cila projektin e ri e ka shoqëruar edhe me një videoklip ku vjen shumë ndryshe nga klipet e fundit në të cilat e kemi parë.

Një këngë dashurie, e shfaq Dafinën sensuale dhe tejet atraktive në të njëjtën kohë, shkruan Prive. Këngëtarja në këtë klip shfaqet po ashtu me disa stile flokësh.