
Dafina Zeqiri kthehet e nxehtë, “i vë zjarrin” verës
Pas një periudhe të gjatë pushimi, Dafina Zeqiri është rikthyer më e “nxehtë” se kurrë me një këngë të re që pritet të kthehet në hit veror. Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja kosovare ka publikuar videoklipin e “Fuego”, shkruan TCh. Ashtu siç edhe ka kuptimin fjala “fuego”( zjarr), Dafina përveçse ka mahnitur me zërin e saj, ajo shfaqet tepër provokuese në klip.
