Dafina Zeqiri dhe Ledri në xhirime të klipit të ri, Sara Hoxha nuk mund të mungonte në shesh-xhirim

Historia e dashurisë së Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës rikthehej herë pas here në qendër të vëmendjes.

Ndonëse tashmë kanë kaluar shumë vite, Dafina dhe Ledri do të mbeten gjithmonë në kujtesë me dy bashkëpunimet e tyre të famshme.

Por, tani ka ardhur koha për një tjetër bashkëpunim. Sëbashku me Lumi B, këngëtarët po xhirojnë klipin e ri. Edhe pse Dafina dhe Ledri kanë përjetuar prej disa kohësh romancën mes tyre, kjo nuk i pengon aspak që në të tashmen të sillen si dy kolegë shembullorë.

Jo vetëm kaq, pasi edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha duket se ka krijuar miqësi të ngushtë me Dafinën. Kjo tregohet edhe më mirë në fotot e fundit të këngëtares në InstaStory. Një marrëdhënie shumë larg klasikes, që jo më kot i bën të gjithë t’i kthejnë sytë nga ky raport. Dhe fundja, më bukur se kaq vështirë se gjen.

Fansave për momentin u intereson vetëm kjo: KUR DO PUBLIKOHET BASHKËPUNIMI I RI?! /News31.al