Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk i kursejnë fotot e videot në rrjete sociale, shfaqen duke u puthur në buzë

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak kohë më parë se janë rikthyer bashkë, duke gëzuar kështu të gjithë fansat e tyre.

Duket se çifti ka vendosur të mos i kursejë pozat dhe videot e bukura që realizojnë së bashku e prandaj i publikojnë në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi, këngëtarja ishte ajo që ndau dy foto me ndjekësit në Instagram.

Në foton e parë, ajo shfaqet krah partnerit të saj, të cilët janë “arratisur” drejt një destinacioni me borë.

Ndërsa në foton e dytë, çifti shfaqet duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje.

Nga ana tjetër, Dj Geek ka publikuar një video, teksa shfaqet krah partneres duke kërcyer me muzikën e saj në sfond.

Pas ribashkimit, Dafina edhe natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar me familjen e Geek.

Dyshja u nda vetëm pak kohë pasi kishin nisur lidhjen, për shkak të angazhimeve profesionale që Zeqiri kishte. Megjithatë, dashuria nuk i ka lënë të qëndrojnë edhe për shumë gjatë larg njëri-tjetrit.