Dafina Zeqiri dedikim dashurie ish-të dashurit: Unë ty s’të … më!
Prej vitit të kaluar Dafina Zeqiri i dha fund romancës me ish-të dashurin e saj Jose, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite. Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të vazhduar karrierën në muzikë.
Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të, ku shpesh shprehte dhe dashurinë. Por ndërsa këngëtarja nuk reagoi asnjëherë publikisht për arsyen që i dha fund romancës, duket se ka vendosur që të flasë përmes muzikës. Dafina do të publikojë shumë shpejt këngën e saj më të re, që zbuloi se quhet “A e man men”.
Bazuar në postimin e këngëtares, ajo i këndon të kaluarës për ndjenja të cilat nuk ekzistojnë më sot. “Unë ty s’të du më”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos, ku zbulon një pjesë nga veshja e saj me fustanin dhe çizmet e kuqe. Ndoshta ky vjen si një mesazh për ish-partnerin e saj ose Dafina ka vendosur vetëm që të provokojë ndjekësit./Lapsi.al